TIRANE- Neptun, shoqëri e Grupit Balfin, përmbushi sot vizitën e dytë në zonat e përmbytura në jug të vendit në Urën Vajgurore. Ashtu si edhe në zonën e Novoselës, Neptun ka dhuruar pajisje elektroshtëpiake të nevojave parësore, si lavatriçe dhe frigoriferë, për familjet të cilave i janë dëmtuar gjatë përmbytjeve. Në Urën Vaguroje për të parë nga pranë situatën dhe për të parë se çfarë mund të nevojitej tjetër ishin vetë manaxherë të Neptun dhe Grupit Balfin të cilët u shoqëruan në shtëpitë e përmbytura nga znj. Etleva Bisha, drejtoreshë e Shëbimit Social.

Manaxherja e Marketingut të Neptun, Greta Lekaj, u shpreh se “do të ndihmojë me gjithçka që është e mundur familjet të cilat janë ndikuar nga përmbytjet për të ju rikthyer sa më shpejt normalitetit dhe për këtë kemi marrë edhe mbështetjen e partnerëve tanë si Beko. Përmbytjet janë një fatkeqësi kombëtare dhe na kanë ndikuar të gjithëve në një formë apo në nje tjetër. Kjo situatë ka ndikim në jetët e të gjithëve dhe duhet të na bëjë sa me solidar mes nesh që kthimi në normalitet i situatës së familjeve të mos jetë vetëm problemi i tyre. Prandaj Neptun dhe Grupi Balfin do të jenë gjatë kësaj kohe krejtësisht të përkushtuar të ndihmojnë banorët e prekur nga përmbytjet.”

Ndihma dhe gatishmëria e Neptun dhe shoqërive të tjera u vlerësua sot nga Kryeministri z. Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, gjatë vizitës së përbashkët në familjet e përmbytura.

Shoqërive të Grupit Balfin, duke përfshirë edhe Neptun, kanë përgatitur një plan të posaçëm për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve që janë ndikuar nga përmbytjet. Faza e parë, ajo e emergjencës ka nisur të dielë në Novoselë dhe sot ishte vizita e dytë në Urën Vajgurore. Në ditët në vazhdim shoqëritë e Grupit Balfin do jemi edhe në zona të tjera në këtë mision për të ndihmuar familjet e përmbytura në koordinim edhe me strukturat e Shërbimit Social.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: