KINE-Ishte ‘zhdukur’ që prej korrikut pa një arsye të qartë, por tani Fan Bingbing, artistja protagoniste e Blockbuster ‘X Men’ është rishfaqur në rrjetet sociale duke sqaruar situatën e saj.


Ylli kinez e cila akuzohet për evazion fiskal dhe taksa të paguara, i ka kërkuar falje fansave të saj në një postim në Twitter kinez.


Ajo ka kundërshtuar pagesën prej 129 milion dollarë dhe pas disa muajsh heshtjeje artistja, modelja dhe producentja kineze është shfaqur në Weibo, Twiterin kinez, për të pranuar fajin e saj, duke i kërkuar fansave ta falin dhe ti tregojnë ndjesën e saj ‘shoqërisë, miqve, publikut dhe administratës fiskale kombëtare’.


‘Pa politikat e mira të Partisë së Vendit, pa dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve Fan BingBing nuk do të ishte’, ka shtuar aktorja.

Sipas asaj që raporton sot Xinhua, autoritetet kineze kanë zbuluar që Fan dhe ndërmarrjet e saj nuk kanë paguar qindra miliona dollarë taksa, prandaj artistja duhet të hedhë deri në 129 milion dollarë, përfshirë edhe gjobat, për të mos përfunduar në burg.

Sipas Forbes, në 2017 Fan Bingbing ka qenë ylli kinez më i paguar, me të ardhura deri në 38 milion euro.
(da.xha/BalkanWeb)