Lojtarët e Interit do të veshin një fanellë të re këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Cagliarit si pjesë e një bashkëpunimi me shtatë herë kampionin botëror të MotoGP,  Valentino Rossi.

Futbollistët zikaltër do të mbajnë veshur një bluzë, e cila është kryesisht e bardhë me një shirit të verdhë.

“Do të jetë një nder të shoh djemtë e ekipit tim të veshin këtë fanellë të krijuar së bashku me Nike dhe Inter! Është një ëndërr e bërë realitet, e cila bashkon dashurinë për motoçikletën dhe ekipin tim të preferuar. Një gjest i madh dashurie ndaj një ekipi që më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpinë time” – tha Rossi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb