Fjongo e kaltër për Fanny Neguesha dhe Mario Lemina, futbollist i Southampton, që dikur luante me Juventusin. Ka ardhur në jetë djali i modeles dhe futbollistit Isaiak King.

Ka qenë vetë modelja që ka dhënë lajmin e bukur me njw psotim tw gjatw në Instagram: ’Mos e harro asnjëherë që je gjithçka për mua. Do të jem aleatja jote, e lidhur përgjithmonë me ty!” ka shkruar ish e dashura e Mario Balotellit.

Në foton e postuar në Instagram shfaqet i vogli i saj dhe Neguesha, e cila në 2015 mori pjesë në ‘ishullin e të famshmëve’, një reality shoë që zhvillohet në Itali shkruar.

‘Mos ki frikë nga gjykimi im nëse do të bësh zgjedhje për të cilat nuk do të jesh krenar. Mos kij frikë kurrë të më tregosh për gabimet e tua, mos prano kërcënime nga askush. Mos u ndalo përpara asgjëje. Jetojmë në një botë në të cilën qingjat vriten nga ujqërit. Por ti ke lindur nën shenjën e mbretit, dhe edhe nëse bota do të të kthejë kurrizin nuk do të jesh kurrë vetëm. Unë do të jem aleatja jote, e lidhur me ty përgjithmonë! Djali im, dashuria ime. Falja ime dhe tolerance për ty nuk do të kenë limite. Nuk do ta kuptosh gjithmonë dashurinë që kam për ty, por ti je unik për mua. Mirëserdhe Isaiah-King. Me dashuri të pafundme… mami dhe babi”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb