SHBA

Paraqitja e fundit e Justin Bieber ka shkaktuar shqetësime pasi u pa së fundmi me një pamje të plogësht.

Artisti i njohur u fotografua i veshur me një xhup të verdhë të gjerë dhe pantallona ngjyrë bezhë gjatë një paraqitjeje të fundit në New York.

Fotografitë vijnë pasi burime të brendshme thanë për DailyMail se miqtë e Hailey-t po shqetësohen gjithnjë e më shumë për veprimet e këngëtarit.

Sipas burimit, disa nga rrethi i saj i ngushtë po e inkurajojnë Hailey-n të largohet nga muzikanti pasi kishte duruar shumë që nga fillimi i martesës së tyre.

Shqetësimet për krijuesin e hitit “Yummy” janë rritur muajt e fundit, pas një sërë paraqitjesh të zymta dhe pretendimeve për martesën e tij të tensionuar.

Gjithmonë ka pasur spekulime për relacionin e tij me Hailey-n duke qenë se fansat e Selena-s ende nuk e kanë pranuar faktin për martesën e tij me modelen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: