Një fans i Jasir Asanit kishte marrë avi onin nga Koreja e Jugut drejt Tiranës, një udhëtim që zgjat më shumë se 15 orë. I veshur me fanellën e Guanzhusë dhe me objektivin për të ndjekur nga afër idhullin e tij, por fatkeqësisht “doli huq” sepse anësori nuk u aktivizua nga Silvinjo kundër Andorrës mbrëmjen e së hënës që kaloi.

Nisur nga performanca e ndeshjes me Anglinë, Jasir Asani është ulur në stol nga Silvinjo dhe ky vendim i është bërë i ditur një ditë përpara takimit me Andorrën. “Panorama Sport” raportoi se Asani nuk e priti mirë diçka të tillë dhe stërvitja u mbyll me nervozizëm nga ana e tij, madje duke mos bërë as dushin e zakonshëm pas çdo seance.

Në ndeshjen me Andorrën, edhe pse rezultati ishte 2-0 dhe trajneri kishte edhe dy zëvendësime për të kryer, nuk preferoi që të aktivizonte asnjë lojtar tjetër nga ata që kishte ulur në stol, përfshi këtu edhe Nedim Bajramin dhe Ylber Ramadanin.

REAGIMI

Lajmin se ka pasur një pakënaqësi nga Asani dhe Bajrami ndaj Silvinjos, të dy lojtarët kanë preferuar të reagojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në profilet e tyre në “Instagram” është postuar një foto e njëjtë nga të dy, me disa shenja sipër. Nga ato kupton një person, i cili është duke folur, (nënkupton të gjitha lajmet për dy lojtarët) dhe më tej një figurë, e cila ka gishtin në gojë, duke kuptuar që të gjithë duhet të heshtni.

FANELLË TITULLARI

Ndeshja e fundit dhe zgjedhjet e Silvinjos treguan se hierarkia në ekipin kombëtar mund të ndryshojë. Braziliani preferoi nga minuta e parë Brojën dhe Hoxhën, duke i vendosur në vendin e Asanit dhe Bajramit, apo Shehun për Ramadanin, zgjedhje të cilat rezultuan pozitivisht, pavarësisht nivelit të dobët të kundërshtarit. Grumbullimi i radhës është në qershor, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë dy sfida shumë të rëndësishme kundër Serbisë në shtëpi dhe Letonisë në transfertë. Por, deri atëherë, të gjithë kuqezinjtë duhet të rikujtojnë mesazhin që morën nga fitorja e fundit me Andorrën. Silvinjo ka filluar të mos falë askënd.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb