TIRANË

Në studion e “Shqiptarët për shqiptarët” ishte ftuar biznesmeni Xhoan Kuka personi që dhuroi shtëpinë e re për fëmijët jetimë të familjes Gjini në Fier.

Xhoani është përfaqësues i kompanisë “Explusive Group”. Ai u shpreh se e ndjek vazhdimisht emisionin dhe e quajti Elvisin një shembull të mirë që duhet ndjekur.

Xhoan Kuka: kemi kohë që e ndjek emisionin jo vetë unë por gjithë stafi im. Na ka nxitur që një pjesë të fitimeve ta dhurojmë për bamirësi. Kur shikojmë emisionin na qan shpirti nuk fshihen dot emocionet. Dëshira jonë ka qenë që të jepnim një kontribut dhe kjo u përmbush me rastin e Ballshit. Përjetuam emocione pafund. Treguam se përveç aspektit financiar kjo kompani mendon edhe për atë human. Ne bashkëpunuam me emisionin dhe fondacionin “Firdeus” pasi kemi shume besim. Rastin e përzgjodhi fondacioni. U përmbush një dëshira ime që familja të kishte jetimë. Dua që ata fëmijë të bëhen dikush në jetë.

Elvisi: kush ledhaton kokën e jetimit ka përkrahje hynore. Ne u dhuruam një banesë të re, i përkrahëm. Gjatë rrugës ne kemi takuar dhumë bamirës si Xhoani.

Xhoan Kuka: ne ishim atje e prekëm nga afër hallin, kolegu im më tha pasi e pamë këtë do kemi nevojë për psikolog. Ishin vërtetë ekstrem ajo varfëri që pamë. Kemi reflektuar dhe në të ardhmen do bëjmë të tjera vepra humane. Është shumë e vështirë ta besosh që ka familje që banojnë në kushte të tmerrshme. Jetonin 40 minuta larg në një fshat të braktisur dhe i vetmuar. Zonja e shtëpisë i mbante fëmijët brenda pasi rrezikoheshin nga gjarpërinjtë e merimangat e rrezikshme. Ata fëmijë ishin të ngujuar brenda shtëpisë.

Elvisi: heronjtë nuk mungojnë, heronjtë e vërtetë janë Xhoani me shokë. Janë miliona lekë që u dhanë për atë apartament.

Xhoani: i falënderoj edhe pronarët e kompanisë që na kanë mbështetur në këtë projekt dhe bënë të mundur që tu ndryshojnë jetën familjes Gjoni. Unë do të bëhem zë promovues që kompani të tjera të bashkëpunojnë me Elvisin dhe fondacionin që ndihmojnë familje të tjera.

Elvisi: urojmë që të tjera kompani të sensibilizohen për të ndihmuar fëmijët jetime. Ne ndihmojmë 5000 fëmijë jetimë. Ne kemi një projekt dëshirojmë të ndërtojmë pallate, apartamente me kosto të ulët për familjet në nevojë. Shpresoj që në sezonin tjetër ta prezantojmë dhe ta bëjmë realitet.

Iniciativa qe kompania mori për të blerë shtëpinë e familjes Gjini ishte vendosja e 20 lekëve për çdo produkt të kompanisë. Kjo u realizua me sukses dhe shuma për një apartament modest u mblodh. Kompania “Explusive Group” ka dhuruar edhe 100 pako për 100 familje me artikujt e kompanisë. Pakot do të kenë destinacion “Magazinën e Bamirësisë” ku më pas do të shpërndahen për familjet në nevojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb