TIRANE

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur i shumë hiteve, Ylli Limani ishte i ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” . Ndryshe nga herët e tjera, Ylli nuk do të surprizonte vetëm një personazh, por disa përnjëherë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Arbana Osmani kishte ftuar në studio një grup të madh vajzash të cilat ishin fanset e tij. Ajo që do të kalonte me sukses të gjitha sfidat do të fitonte mundësinë për të darkuar me Ylli Limanin.

Sfida e tretë ishte mbledhja e monedhave, brenda një kutie plot me brejtës të cilët Ylli i kishte fobi. Ndërsa në sfidën e rradhës vajzat duhet t’i bënin atij një dedikim romantik në gjuhën italiane.

Sfida e fundit që vendosi fituesen e darkës lidhej me këngët e Yllit, ku fanset u testuan nëse i dinin këngët e tij. Në fund të gjitha vajzat patën mundësinë që të takonin idhullin e tyre dhe të bënin foto me të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb