Një vit pasi shijuan goditjen e shekullit, tifozët e Juventusit kanë nisur të ëndërrojnë për një tjetër goditje të madhe, këtë herë për Ronaldon e treningut. Pasuesi i Max Allegrit në stolin më të rëndësishëm të futbollit italian vijon të jetë një rebus i madh. Tifozët bardhezi, stafi drejtues i Juves, të gjithë në Torino fantazojnë me Guardiolën në stol, impakti i këtij “thashethemi”, apo ideje, ka pasur një ndikim shumë të madh dhe në bursë, aksionet e Juves janë rritur menjëherë me +5,7%.


Pep Guardiola
Pep Guardiola

Ndryshe nga se u fol në media, që Pep ndodhej në Milano, në një hotel sëbashku me drejtuesit e Juves, tekniku spanjoll as që ka zbarkuar asnjë herë këtë periudhë në Itali. Pasi festoi të hënën titullin FA Cup me tifozët e Mançesterit, Guardiola të martën udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, sigurisht për ë shijuar disa ditë relaksi por dhe për tu takuar me pronarin e tij, sheikun Mansur. Ky takim gjithashtu ka dy anë e medaljes, sërish në këtë pikë tifozët e Juves vijojnë të ëndërrojnë. Guardiola mund të ketë fluturuar në Abu Dhabi për ti paraqitur dorëheqjen sheikut Mansur, dy vite përpara se ti përfundoi kontrata, ose për të folur për kushtet e reja të rinovimit.


Pep
Pep

Një tjetër e dhënë, pas të cilës kapen fort tifozët e Zonjës, është data 14 qershor, ditë në të cilën sipas një njoftimi të klubit, “Juventus Stadium”, nuk do të jetë i disponueshëm për vizitorët. Në këtë datë mund të prezantohet Ramsey, afrimi i parë zyrtar, por sëbashku me të mund të kemi edhe ndonjë surprizë të madhe, mbase Pep Guardiola?
(BalkanWeb)