Një ngjarje e rëndë u shënua në rrugën në Cascina, ku mbrëmë në muzg një burrë u godit nga tre të shtëna me armë zjarri në një pritë. I plagosuri, 35 vjeç me origjinë shqiptare, është dërguar në spital.

Karabinierët tani po hetojnë episodin, teksa dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh. 35-vjeçari, pa precedentë penalë, ka mbetur i plagosur në duar, në këmbë dhe në brinjë.

Agresori u arratis dhe u zhduk pas të shtënave që ndodhën pak pas orës 20:00. Policia po heton për të gjetur identitetin e autorit./Toscana Mews News/

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb