EGJIPT-Shkencëtarët prej kohësh janë marrë me studimin e varrit të njërit prej faraonëve më të njohur egjiptian, Tutankhamun. Së fundmi në një dokumentar të BBC, është zbuluar se si dukej mbreti egjiptian.

Pas një pune të gjatë studimore, përmes autopsisë virtuale ku janë bashkuar më shumë se 2000 skanime është nxjerrë përfundimi se faraoni Tutankhamun ka lindur me çrregullime fizike.

Sipas kësaj autopsie, Faroni ka pasur këmbë të dobëta të ngjashme me të femrave, dhëmbë të dalë dhe këmbë të dala po ashtu. Në bazë të autopsisë ku është skanuar mumia e tij dhe analizat e ADN është hedhur dritë mbi karakteristikat fizike dhe prejardhjen e faronit Tut.

Ai është fëmijë i lindur nga incesti mes babait të tij, mbretit Akhenaten, i cili kishte një lidhje me motrën e tij. Deformimet e rënda të Tutankhamun mendohet se janë shkak i këtij incesti, pasi egjiptianët nuk e ndalonin atë dhe nuk i dinin pasojat që mund të sillte një lidhje e tillë tek pasardhësit.

Sëmundjet e shumëfishta të Tut mendohet se kanë qenë shkaku i vdekjes së tij të parakohshme. Në varrin e tij maska e florinjtë, tregon hijeshinë e mbretit. Por edhe në vizatime të tjera të gjetura në varr faraoni Tut paraqitet si një djalosh i pashëm dhe i shëndetshëm.
faraoni2
Legjendat thonë se faraoni vdiq në një përplasje me qerret pas frakturave të shumta të evidentuara në kokë dhe në trup, por me zbulimin e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se ai mund të ketë vdekur nga një sëmundje e rëndë e trashëguar.

Kjo teori mbështetet nga këmbët e deformuara të Tutankhamun për shkak të sëmundjes. Dhe me këto deformime fizike ai nuk mund të hipte ne qerre.
Gjithsesi varret e faraonëve vazhdojnë të mbeten me plot enigma mbi historinë e asaj kohe.

(a.n/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb