VLORË

Punonjëset e një fasonerie në Vlorë kanë protestuar këtë të hënë përpara prefekturës së Vlorës për shkak se firma ku ato punojnë u mbyll pas konfirmimit pozitiv me Covid-19 të disa punonjësve.

Punonjëset e fasonerisë kanë kërkuar rikthimin në punë ose të paguhen nëse qëndrojnë në shtëpi pasi nuk kanë me se të mbajnë familjet.

Fasoneria në Vlorë mbylli dyert pasi në ditët e fundit janë regjistruar 5 raste pozitive me COVID-19 dhe Inspektorati Shtetëror Shendetësor e cilësoi si një vatër të rrezikshme infektimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: