Nga: ZONJA KATERINA

500 gr fasule, 1 kokërr qepë, 2 speca jeshile dhe të kuqe, 2 karrota, 1 kokërr domate, 1 lgj salcë, 1 lgj vegetë, 4-5 lgj vaj ulliri
Dhjozëm, Kripë, piper

Fillimisht ziejmë fasulet pasi i kemi lënë në ujë 1 natë më parë. Pasi fasulet të marrin valë shtojmë specat, qepën dhe karrotat të pa prera. Domatën e grijmë në rende dhe e trazojmë me një lugë salcë duke e shtuar tek fasulet. Më pas shtojmë vegetën, vajin e ullirit dhe dhjozmën. I lemë për disa minuta fasulet të ajkosen dhe më pas i servirim.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: