Nga: ZONJA KATERINA

500 gr fasule, 2-3 karrota, 2-3 degë selino, 1 kokërr qepë, 1 presh (pjesa e bardhë), 1-2 lgj salcë domate, 4-5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, spec djegës

Vendosim fasulet që në darkë në ujë të bollshëm me pak kripë (1 lugë kafe kripë).

Në mëngjes i kullojmë fasulet, i shpëlajmë mirë dhe i vendosim të ziejnë në 2 litra ujë për 20 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën me perimet. Në një tigan hedhim 2 lugë vaj dhe perimet e prera në forma të rrumbullakëta, i kaurdisim lehtë në temperaturë të ulët derisa të zbuten. Më pas shtojmë salcën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta së bashku me perimet. Salcën e përgatitur e shtojmë tek fasulet. I lemë fasulet të ziejnë dhe për 10 minuta me salcën e përgatitur dhe më pas i servirim me vajin e mbetur të cilit i japim shije me pak spec djegës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb