Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr fasule, 2 qepë mesatare, 2 domate purem, ½ lugë piper të kuq, 10 gjethe nenexhik, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

I lemë fasulet që në darkë në ujë të bollshëm mundësisht duke e ndërruar ujin 1 herë.

Pasi ti kemi lenë fasulet gjatë në ujë i shpëlajmë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë 4 gisht lart masës së tyre. I grijmë një qepë dhe i vendosim të ziejnë në temperaturë mesatare.

Kur fasulet të jenë pothuajse të zjera përgatisim salcën.

Në një tigan me gjysmën e sasisë së vajit kaurdisim 1 qepë. Sapo qepa të filloje të zbutet dhe të ndryshojë ngjyrë shtojmë domatet pure (domatet mund ti grijmë në makinë grirëse). Regullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe e lemë salcën të lidhet duke shtuar dhe pak nga lëngu i fasuleve.

Në fund shtojmë gjethet e nenexhikut dhe salcën përgatitur e hedhim në tenxheren me fasule. Shtojmë një lugë gjalpë dhe i lemë fasulet të gatuhen dhe për 20 minuta të tjera së bashku me salcën. Kur të jenë gati fikim temperaturën e sobës, e lemë gatimin të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë me pak lëng limoni.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: