Recete nga znj Eneida
Përbërësit
100 gr fasule pllaqi
400 gr salcë domate në kubikë
3 karota
1 qepë e madhe
1 presh
200 gr salçiçe fshati
1 spec i kuq
1 degë selino
100 ml verë
Nenexhik
2 gjethe dafinë
4 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja
Fasulet pllaqi i vendosim në ujë me pak sodë që një natë më parë. Ditën tjetër i ziejmë për 1 orë.
Në vajin e ullirit skuqim qepën në kubikë dhe preshin në feta. Më pas shtojmë specin e kuq dhe karotat e prera në formë gjysmëhëne. Pasi janë kaurdisur dhe kanë marrë ngjyrë, shtojmë salçiçet e fshatit dhe i shuajmë me verë. Pasi ka avulluar alkoli, shtojmë salcën, e skuqim 5 minuta dhe e kalojmë në tavë. Shtojmë fasulet, selinon, erëzat, pak vaj ulliri nga lart dhe i pjekim në 200 gradë për 40 minuta.
(BalkanWeb)