Nga Zonja Katerina
Përbërësit

400 gr fasule të kuqe, 1 qepë të thatë, 2 domate, 1 spec të kuq, 1 thelpi hudhër, 4-5 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.


Përgatitja

Lemë fasulet për 3-4 orë në ujë të bollshëm. Më pas i kullojmë, u hedhim ujë 3 gishta lart masës së fasuleve dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare duke shtuar 1 lugë vaj dhe specin e kuq gogozhare.


Kur të jenë në ¾ e zierjes kaurdisim në një tigan qepën me hudhrën dhe domaten sa të bëhet një salcë e lidhur dhe e shtojmë tek fasulet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lemë fasulet të ziejnë dhe për 20 minuta në temperaturë mesatare.


(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb