Është e vështirë ti besosh fjalëve të Pavel Nedved i cili u shpreh i bindur se Andrea Pirlo do të jetë trajner i Juves edhe sezonin e ardhshëm. E komplikuar është dhe deklarata e tij se së bashku me Pirlo në Torino do të qëndrojë edhe C.Ronaldo. Më shumë se sa një deklaratë korrekte kjo është një përpjekje për të mbajtur të karikuar ambientin në këtë fund të sezonit. E sigurt është se Andrea Pilo nuk preket për momentin, ka ende tre ndeshje në dispozicion për të kapur ose jo Champions League. Të gjithë prisnin që Pirlo të jepte dorëheqjen pas ndeshjes me Milan por “profesori” nuk e bëri diçka të tillë. Në fakt kjo është një zgjedhje logjike nga të dy palët, të ndryshojë trajner në këtë të sezonit nuk do të kishte asnjë efekt, për më tepër që në valle është edhe finalja e Kupës së Italisë. Pavarësisht se si do të shkoi ky fund sezoni, nuk ka asnjë shans që Pirlo të konfirmohet sërish në krye të Juves, por se kush do të jetë pasuesi i tij kjo ende mbetet për tu përcaktuar. Nuk është e lehtë që një trajner me emër, Allegri apo Zidane të pranojë të marrë drejtimin e Juves pa Champions League, për këtë arsye emra si Simone Inzaghi, Gasperini apo Gattuso marrin më shumë kuota. Një tjetër temë akoma më e ndërlikuar është e ardhmja e Ronaldo.

Cr7
Cr7

Në lidhje me portugezin, Nedved kishte të njëjtën ide, do të qëndrojë, por a mund të pranojë CR7 të vijojë karrierën në Torino pa pasur mundësi të luajë në Champions? Ronaldo mund të vijojë kontratën e tij edhe për një tjetër vit vetëm nëse nuk gjen sistemin e duhur diku tjetër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb