Pas tërmetit të vitit 2019, kulla e familjes Deda në Fushë Dukagjin të Kukësit është shpallur e pabanueshme. Muret janë plasaritur, tavani është shembur dhe banorët e saj jetojnë në kushte tepër të rrezikshme. Kjo është historia e familjes së Mirash Dedës, të cilët, megjithëse përballen me një situatë kritike, vazhdojnë të jetojnë aty, të frikësuar se një ditë mund të mbeten nën rrënoja.

Mirashi, një punëtor i palodhur, ka bërë gjithçka për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, duke rrezikuar shpeshherë jetën e tij në mundime të shumta. Ai ka thyer disa herë gjymtyrët në përpjekje për të fituar ndershmërisht, por, pa mundësi për një strehë tjetër, është i detyruar të mbijetojë në kushte ekstreme.

Pavarësisht faktit se banesa e tyre është shpallur e pabanueshme nga strukturat e shtetit, askush nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar një zgjidhje dhe për të larguar rrezikun nga kjo familje. Kjo është një histori e jetesës mes frikës dhe shpresës, ku çdo ditë është një betejë për mbijetesë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb