E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Vila 24’ astrologia Keisi Xhaferi me temën e ditës ‘Fati është i shkruar apo e bëjmë ne?’, tregoi se çfarë e përcakton fatin tonë.

Ajo u shpreh se fatin e vendos çdo person për veten e tij dhe se disa njerëz e lidhin fatin me suksesin në punë apo jashtë pune.

“Ka disa që thonë fati është i përcaktuar nga Perëndia, ndërkohë disa të tjerë mendojnë që do ishim si robotë nëse do ishte i përcaktuar nga Perëndia. Çdo person e vendos vetë fatin e tij. Disa njerëz e lidhin fatin me suksesin që arrijnë në punë apo jashtë saj”, – u shpreh astrologia.

Astrologia Xhaferi shpjegoi më tepër se fati lidhet me energjinë planetare e cila ndikon në jetën tonë të përditshme.

“Më thonë zakonisht na shiko fatin, por jo sepse astrologjia lidhet me energjinë planetare sesi ndikojnë në jetën e përditshme dhe tek ne. Asnjë nuk duhet gjykuar sesi e mendon ai pjesën e fatit. Çfarëdolloj gjëje që na vjen është ajo që ne meritojmë. Disa numra të caktuar konsiderohen si me fat, zakonisht duan të shohin fatin për marrëdhëniet e tyre intime, dashurore. Unë mund të bëj parashikime për rikthime, jo domosdoshmërisht rikthime dashurore por dhe shoqërore”, – tha Xhaferi.

E pyetur nëse ka pasur kërkesa të çuditshme nga klientët, astrologia u shpreh se një ndër to ishte për zbulimin e një shtatzënie ku Xhaferi i është përgjigjur me nota humori ‘Bëj test shtatzanie’.

“Një faqe anonime më kishte shkruar: ‘Aman shiko a jam shtatzanë apo jo?’, por nuk mund të parashikoj të tilla raste dhe në formë shakaje iu përgjigja ‘Bëj një test shtatzanie’. Në lidhje me këtë mund të parashikohet një sezon ku mund të jetë femra fertile dhe mund të shihet në periudha kur mund të mbetet shtatzënë, por e theksoj në një kohë të caktuar”, – tha Xhaferi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb