Aventura gati njëvjeçare e Arkadiusz Milik në radhët e Napolit është shoqëruar me dëmtime që e kanë kushtëzuar se tepërmi sulmuesin të demostrojë potencialin e tij me të kaltërit. Por pas stopit të gjatë në fillim të sezonit të kaluar, polaku duhet të përballet sërish me një dëmtim po aq të rëndë.

23-vjeçari do të qëndrojë larg fushave për katër muaj pasi iu nënshtrua operacionit në gju të hënën, ka konfirmuar Napoli.

Milik tërhoqi ligamentet e gjurit për të dytën herë brenda vitit gjatë fundjavës së kaluar dhe, ashtu si 11 muaj më parë, e pret një periudhë e gjatë riaftësimi.
110531909-d9993636-5488-4194-b1f6-a5aebf0aefcc
“Profesor Mariani zhvilloi operacionin e gjurit të djathtë të Arek Milik,” shprehet klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

“Nuk ishte një dëmtim i izoluar apo kompleks, dhe operacioni kaloi me sukses. Gjuri i tij është forcuar dhe koha e rikuperimit do të jetë e njëjtë me atë të mëparshmen.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb