TIRANE

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani ishin kryefjalë e mediave vitin e kaluar me ndarjen e papritur. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë. Gjithsesi nuk i shpëtuan dot syrit të mediave.

Fatma ka thyer heshtjen dhe la folur për herë të parë për ndarjen e tyre. Në një intervistë për Revista Bordo ajo ka deklaruar se para syve të djalit të tyre janë dy prindër që e tejmbushin me dashuri.

“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin.”-ka thënë Fatma.

Në prononcimin e tij të vetëm muaj më parë, shefi i kuzhinës shkruante se motivet e ndarjes ishin personale dhe nuk lidheshin me tradhtinë sikurse u përfol.

“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.

Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, shkruante ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: