I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Fatmir Kryeziu specialist i menaxhimit, AKZM ka folur për procesin e vaksinimit ndaj sëmundjes së tërbimit dhe territoret që monitorohen në Shqipëri, nga marrja e kampioneve tek analizimi në ISUV.
“Shqipëria nuk ka patur raste tërbimi që në vitin 2014, kur u shfaq në Kukës. Në vaksinim përjashtohen sipërfaqet ujore të zonave urbane, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit futet në vaksinim. 1 muaj pas kryerjes së vaksinimit, mbështetja e procesit bëhet përmes një urdhri nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që nga 21 janari 2022. Bëhet fjalë për marrjen e kampioneve të dhelprës së kuqe në territorin e vendit me qëllim kërkimor shkencor. Në kuadër të gjithë procesit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka marrë detyrën që të vjelë në të gjithë territorin 324 kampione të dhelprës së kuqe. Marrja e tyre ka të bëjë me dërgimin në ISUV, koka dhe letra e njomur me gjakun e dhelprës. Analiza bëhet në ISUV nëse dheplrat e kanë marrë vaksinën në terren, fitimin e imunitetit, pra a janë imune pas vaksinimit dhe për të parë nëse janë të prekura nga virusi i tërbimit. Në fund, bëhet një raport përfundimtar. Nga të dhënat shohim që vendi ynë nuk ka raste të tërbimit që nga 2014 dhe në vitet në vazhdim s’kemi patur probleme të kësaj natyre. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe strukturat e varësisë kanë realizuar ndërgjegjësim kryesisht në shkolla, janë zhvilluar 2 orë mësimi në Vlorë, Shkodër dhe Kukës. Përveç ndërgjegjësimit, vaksina mund të preket nga fëmijët dhe të shkaktojë probleme tek ta. Nga ky proces përjashtohen territore që përfshihen në zonat e mbrojtura në vend. Ndërsa në zonat me risk është përcaktuar numri i kampioneve ku në qarkun më të ulët në Durrës janë 10 kampione, ndërsa në qarkun e Korçës 53 kampione. Në fund të muajit mbyllet procesi, ndërsa deri tani jemi në nivelin 54%. Është një process që ka ecur mjaft mirë, pa probleme”-tha Fatmir Kryeziu.