TIRANË

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit me Bashën dhe aleatët e partive të tjera tha se problemi më i madh i Shqipërisë sot mbetet korrupsioni.

Teksa iu përgjigj interesit të medias, Mediu pohoi se detyra kryesore e opozitës është që të koordinojë veprimet me qytetarët në protestat që janë njoftuar.

“Ajo që është e rëndësishme është të koordinojmë veprimet me qytetarët para parlamentit, i cili është tërësisht ilegjitim.  Duhet ta kthejmë Shqipërinë në rrugën Europiane.

Unë iu thashë se çdo të bëj opozita. Opozita duhet të bëjë çdo gjë që do ta çojë Shqipërinë në binarët kushtetues dhe europian.  Problemi më i madh i Shqipërisë është korrupsioni”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb