Kreu i PR, Fatmir Mediu ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në Kongres Amerikan për Presidentin George H.W Bush. Në një postim në facebook, Mediu shkuan se në nderim të figurës së Presidentit George H.WBush shkruajti edhe dy fjalë ngushëllimi dhe falenderimi, me plot mirenjohje si shqiptar në librin e ngushëllimeve.

“Të gjithë i janë mirënjohës këtij Presidenti të madh i cili mbështeti luftën kundër komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Europën Juglindore dhe në Shqipëri. Presidenti Bush mbëeshteti demokracinë në Shqiperi nëpërmjet IRI, zhvilloi një marrëdhënie të vecantë me Presidentin Berisha gjatë kohës kur ishte President dhe mëmbas.Për herë të parë ai priti në Shtepinë e Bardhë një President shqiptar.Po ashtu Presidenti Bush i vendosi vijën e kuqe, Slobodan Miloshevicit në lidhje me Kosovën. Djali i tij Presidenti George W. Bush mbështeti pavaresinë e Kosovës dhe Antarësimin e Shqipërisë në NATO.” -shkruan Mediu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Presidenti George H.W Bush ndërroi jetë të premten në moshën 94-vjeçare, në shtëpinë e tij në Hjuston, të Teksasit. Ai ishte President ii 41-të i SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb