Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka patur një sërë  takimesh me politikanë  në Kongresin amerikan.

Përmes një posti në rrjetin social “Facebook”, Mediu shkruan se një vend i NATO-s nuk mund  të qeveriset nga krimi dhe korrupsioni.

Sipas tij, situata e krijuar në Shqipëri ng keqqeverisja po shkatërron të ardhmen dhe besimin e qytetarëve tek themelet e demokracisë.

Posti i plotë:

Takime ne Kongres per situten ne Shqiperi.Nje vend anetar I NATOs nuk mund Te drejtohet nga krimi dhe korrupsioni, nuk mund te shkaterroje Institucionet Kushtetuese dhe ti kthej ato nen kontrollin dhe sherbim te Rames dhe qeverise.

Situata e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi Po shkaterron besimin ne demokraci dhe te ardhmen e vendit. Kongresmenet Gary Palmer Kryetari Komitetit Politikave per GOP, Trey Goëdy Kryetar I komitetit Oversight. Kongresmeni John Ratcliffe Kryetari I Nen/Komisjonit per Sigurine Kibernetike dhe Steve King themsuan se:

Shtetet e Bashkuara te Amerikes duan nje aleate qe respekton qytetaret, ligjin dhe Kushetuten dhe do mbeshtesin Shqiperine ne lufte kunder korruspionit dhe krimit si dhe zgjedhjet e lira e te ndershme. John Ratcliffe ishte nje nga kandidatet pretendent per Prokuror I Pergjithshem Ne Capitol Hill Club

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: