Ish-kryeminstri i vendit Fatos Nano ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e 70-të në një mbrëmje mes familjarëve dhe miqve të afërt
.
Ditën e sotme janë publikuar edhe pamjet nga festa private e Nanos, ku shfaqet ish-kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja, Xhoana Nano, e cila e ndihmon gjatë procesit të fikjes së qirinjve mbi tortën e ditëlindjes.
Kryebashkiaku i Kavajës, njëkohësisht edhe nipi i Nanos, Redjan Krali publikoi fotot e para nga momentet e festës.
“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njëjti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkroi Krali në rrjete sociale.
(BalkanWeb)