Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli, prindërit e ish-kryeministrit Matteo Renzi, u dënuan me një vit e nëntë muaj burg, me dënim me kusht, si pjesë e gjykimit për dy fatura false, të akuzuar së bashku me sipërmarrësin Luigi Dagostino, i dënuar me dy vjet.

Gjykatësi në Firence, Fabio Gugliotta, pranoi kërkesën e bërë nga prokuroria.
“Po prisnim një vendim tjetër, pra lirimin”, komentuan avokatët mbrojtës të Tiziano Renzit dhe Laura Bovolit, Federico Bagattini, Marco Miccinesi, Francesco Pistolesi dhe Lorenzo Pellegrini.

“Sidoqoftë asnjëherë nuk ka pasur evazion dhe ky vendim e konfirmon atë pa asnjë dyshim. Kur ka evazion, në fakt, gjykatësi jep dënim me kusht dhe shqipton një dënim të butë vetëm nëse i akuzuari ka vazhduar të kompensojë dëmet e taksave që vijnë si pasojë e krimit, kompensimi i cili siç dihet në këtë rast, nuk ka ndodhur pikërisht sepse nuk ka asnjë profil të dëmeve tatimore, por sigurisht që do të apelojmë sepse jemi të bindur për mungesën e ndonjë krimi”, deklaruan ata.

Faktet në qendër të hetimeve datojnë që nga viti 2015, kur sipërmarrësi Luigi Dagostino, gjithashtu në gjykim me akuzën e faturimit të rremë dhe, në rastin e tij, edhe mashtrim, ishte CEO i Tramor, ompani menaxhuese e daljeve outletit The Mall di Leccio di Reggello (Firence), dhe do të kishte porositur kompanitë “Party” dhe “Eventi 6”, të dy të kryesuara nga Renzi, të kryenin studime të fizibilitetit për kompaninë.

Faturat që konsiderohen false, sepse sipas akuzës nuk do të korrespondonin me shërbimet e kryera në të vërtetë, janë dy: njëra nga 20 mijë dhe tjetra prej 140 mijë euro plus TVSH. Faturat iu paguan kompanisë Party srl (20 mijë euro) dhe Eventi 6 srl (140 mijë euro) në korrik 2015.

Sipas prokurorisë fatura prej 140 mijë eurosh për projektet e fizibilitetit në zonat rekreative dhe për restaurimin e outlet ‘The Mall’ në Leccio di Reggello (Firence) do të ishte për konsulta të paguara por jo të realizuara.

Fatura tjetër prej 20 mijë eurosh është lëshuar nga “Party srl” (e vetmja faturë e lëshuar në vitin 2015), një kompani e themeluar nga Tiziano Renzi (me 40% të kuotës) dhe nga Nikila Invest, srl e administruar nga Ilaria Niccolai (60%), partner i sipërmarrësit Luigi Dagostino.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb