TIRANE – Zbatimi i skemës së re të shlyerjes së faturave të papaguara të energjisë ka bërë që qytetarët të dynden për të paguar debitë e tyre ndaj OSHEE-së. Zyrat e OSHEE-së do të punojnë pa pushim deri në orët e mbrëmjes për të përballuar fluksin e qytetarëve.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama kujtoi lehtësirat që ofrohen për debitorët që shlyejnë menjëherë borxhin e tyre.

“Fluks i madh në sportelet e OSSHE-së deri natën! Kujtesë: Kush paguan gjithë borxhin menjëherë ul 80% kamatëvonesën. Respekt për kë paguan!”- shkruan Rama.

Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi sot se zyrat e operatorit do të rrinë hapur deri në orën 22:00 çdo ditë pa pushim në shërbim të qytetarëve që po paguajnë faturat e pashlyera të energjisë elektrike.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: