TIRANE – Të gjithë ata që kanë detyrime të papaguara të energjisë elektrike dhe duan të përfitojnë nga skema lehtësuese, mund ta bëjnë këtë përmes lidhjes së aktmarrëveshjes me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.


Në një intervistë për gazetën “Panorama”, drejtohesha e Departamentit të Faturimit dhe Arkëtimit, Albana Ferraj, sqaron procedurën që duhet të ndiqet nga çdo i interesuar. Kështu, sipas saj, hapi i parë është paraqitja pranë Kujdesit ndaj Klientit me dokumentacionin përkatës dhe më pas për çdo detaj hapat që ndiqen janë të qarta deri në lidhjen e aktmarrëveshjes. Ajo sqaron se nuk ka kufizim për numër këstesh, por ato nuk duhet të jenë më të ulëta se 2500 lekë.


“Ajo që ne kemi implementuar në sistem janë gjithë kushtet që ka vënë
vendimi i Këshillit Mbikëqyrës, që do të thotë që paguhet me këste, kësti nuk mund të jetë më pak se 2500 lekë për konsumatorët familjarë dhe nuk mund të jetë më pak se 1000 lekë për ata që janë në ndihmë ekonomike.”- deklaroi Ferraj.


Mësohet se sistemi ka nisur të aplikohet prej ditës së enjte, por momentalisht kontrata po bëhen me dorë, sepse sistemi do edhe disa orë që të updatohet.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: