Facebook dhe Komisioni Federal amerikan i Tregtisë po negociojnë një gjobë shumë miliardë dollarëshe për shkak të çështjes së shkeljes të privatësisë nga ky rrjet, njoftoi gazeta amerikane ”Uashington Post”.

Gazeta vlerëson se kjo mund të jetë gjoba më e madhe e imponuar ndonjëherë në një kompani teknologjike.

Duke cituar burime pranë Komisionit, gazeta thekson se të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi shumën e gjobës.

Dënimi është i lidhur me skandalin e Cambridge Analytica, që shpërtheu vitin e kaluar dhe që përfshiu profilet e 87 milionë përdoruesve të rrjetit social FB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: