SHBA

Është arrestuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ish-këshilltari i fushatës së Donald Trump, Roger Stone.  Mbi të rëndojnë shtatë akuza dhe se autoritete dyshojnë se ai ka penguar hetimet.

Ai akuzohet për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme si dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Këshilltari i posaçëm Robert Mueller po heton për  marrëveshjen e dyshuar midis Rusisë dhe ndikimit të saj në fushatën e zgjedhjeve elektorale, ku u shpall fitues Donald Trump. Arrestimi i tij është kryer nga FBI në orët e para të mëngjesit të sotëm, rapotojnë mediat amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb