Një burrë nga Kolumbia, Tenesi dyshohet se tentoi të ngrinte një dron të mbushur me eksploziv për të sulmuar një objekt energjetik përpara se FBI ta ndalonte atë.

Në një njoftim për shtyp, Departamenti i Drejtësisë tha se 24-vjeçari Skyler Philippi u arrestua dhe u akuzua për tentativë për përdorim të një arme të shkatërrimit në masë dhe tentativë për shkatërrimin e një objekti energjetik.

“Siç u akuzua, Skyler Philippi besonte se ai ishte disa momente larg nga nisja e një sulmi në një objekt energjetik në Nashville për të çuar përpara ideologjinë e tij të dhunshme të supremaciste të bardhë – por FBI e kishte parandaluar komplotin e tij”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick B. Garland.

“Ky rast shërben si një paralajmërim tjetër për ata që kërkojnë të mbjellin dhunë dhe kaos në emër të urrejtjes duke sulmuar infrastrukturën kritike të vendit tonë: Departamenti i Drejtësisë do t’ju gjejë, ne do t’ju prishim komplotin dhe do t’ju kërkojmë llogari”, shtoi ai.

DD tha se Philippi i tha një kontakti të tij konfidencial në qershor, se ai donte të kryente një të shtëna masive në një YMCA në zonën e Kolumbisë, Tennessee.

Gati një muaj më vonë, ai dyshohet se i tha një tjetër kontakti se një sulm ndaj nënstacioneve të mëdha ndërshtetërore do të “trondiste sistemin” dhe do të shkaktonte keqfunksionim të nënstacioneve të tjera.

Sipas DD, Philippi hulumtoi sulmet e mëparshme në nënstacionet elektrike, duke arritur në përfundimin se vetëm përdorimi i armëve të zjarrit nuk ishte i mjaftueshëm. Në vend të kësaj, ai planifikoi të përdorte një dron me eksploziv.

Në shtator, Philippi dyshohet se shkoi në një nënstacion, ndërsa vëzhgohej nga agjentët e FBI.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb