Agjentja speciale Althea Duncan tha se ka marrë ne mër të FBI-së përsipër çështjen e incidentit në New Orleans, që shkaktoi vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e së paku 30 të tjerëve.
“Kjo nuk është një ngjarje terroriste”, tha ajo, raporton BBC. Kjo deklaratë nga FBI bie ndesh me deklaratën e kryebashkiakes, që tha se sulmi është “terrorist”.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur “pajisje shpërthyese të improvizuara”. Ajo shtoi se qytetarët duhet të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi ngjarja, derisa të kuptohet se çfarë ndodhi.
(Balkanweb)