SHBA – Byroja Federale e Hetimit (FBI) do të rihapë hetimin mbi përdorimin e një serveri privat “e-mail”-i nga Hillary Clinton, gjatë kohës që mbante detyrën e Sekretares amerikane të Shtetit. Lajmi për rihapjen e hetimit është bërë i ditur nga drejtori i FBI-së, James Comey, përmes një letre që i ka drejtuar Komitetit të Gjyqësorit në Senat.

“Në lidhje me një çështje të ndryshme nga ajo që është hetuar më parë, FBI-ja ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm. E pranoj se FBI-ja duhej të kishte ndërmarrë hapat e duhur investigativë, të cilat do t’u lejonin hetuesve të rishikonin këto ‘e-mail’-e për të përcaktuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar apo jo, si dhe për të vlerësuar rëndësinë e hetimit tonë”, – shkruan Comey.
Rihapja e hetimeve bëhet vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: