Nju Jork

Grupi automobilistik FCA (Fiat-Chrysler) përgatitet të njoftojë një aleancë me “Renault” në orët në vijim, ose nesër në mëngjes, duke i hapur rrugën një hyrje të mundshme në aleancën “Renault-Nissan”.

Ky njoftim vjen nga “Bloomberg” që citon burime pranë kësaj dosje, sipas të cilave kjo marrëveshje mund të parashikojë një shkëmbim të aksioneve.

Nga ana tjetër, gazeta britanike “Financial Times” thekson se “bisedimet janë përqendruar mbi mundësinë që të krijohet një bashkëpunim i gjerë mes italo-amerikanëve dhe francezëve, të cilët janë duke u marrë me nevojën për të garantuar një të ardhme partneritetit me japonezët e Nissan që është vënë në provë pas arrestimit të Carlos Ghosn dhe të përplasjeve mbi nevojën për të vazhduar drejt një bashkimi të vërtetë”.

Burimet e cituara nga “Financial Times” theksojnë se “për këtë arsye, bisedimet që po zhvillohen mund edhe të përfundojnë me një rezultat negativ për shkak të problematikave të shumta që duhen marrë parasysh”.

Për këtë arsye, duket se ende nuk ka asgjë të sigurt në lidhje me një rezultat pozitiv të këtyre negociatave.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb