(UPDATE)TIRANE-Kampionia në peshëngritje, Romela Begaj rezulton pozitive në testin anti-doping. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

“Është gjetur dozë e lartë e stanozoloit në gjak. Romela Begaj është pezulluar përkohësisht nga të gjitha aktivitetet”, shprehet Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes mbi peshëngritësen shqiptare Romela Begaj.

Në raste të tilla veprohet me kryerjen e kundër-analizave, e nëse edhe këto konfirmojnë te njëjtën gjë, atëherë Romela Begaj rrezikon 2 deri në 4 vjet pezullim dhe duke parë moshën e saj mund të përkthehej në mbylljen përfundimtare të karrierës.

Në rast se kundër-analizat vërtetojnë se Romela është e pastër, kampionia ka të drejtë të apelojë vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe të fitojë.
Federata shprehet se nuk do të bëjë asnjë koment derisa cështja ‘Begaj’ të mbyllet.

ELEZ GJOZA
Kryetari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka reaguar rreth deklaratës së Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes mbi peshëngritësen shqiptare, Romela Begaj. Për News24, Gjoza shprehet se, niveli i dopingut në gjak që ka publikuar Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes është në nivele tepër të vogla’. Sipas Gjoza, ‘Romela është e gatshme të bëjë testin B anti-doping dhe nëse ky test del B del sërish pozitiv, Romela përjashtohet përjetësisht. Do t’i hiqen të gjitha shpërblimet”.

A është e vërtetë që Romela rezultoi me një substancë dopingu në gjak?

“Kemi informacion se ka dalë me një substancë dopingu, domethënë rezultoi pozitive, por substanca e gjetur ishte në nivele minimale. Romela është ndjekur në Greqi me mikun e saj Luan Shabani, ka bërë teste dhe ka dale negative. Dhe në testin e  fudnit kam qenë dhe unë, ku Romela firmosi një kontratë ku mbante përgjegjësi personale nëse kapej me substanca dopingu”.

A keni kontaktuar me Romelën sot?
Romela më erdhi në zyrë më kërkoi testin B, ajo tha, që jam e pastër dhe ka të drejtë për të bërë testin, B, dhe nëse del negative ajo falënderohet për guximin dhe përpjekjet e saj. Por nëse del pozitivisht ajo dhe trajneri i saj përjashtohen përjetësisht nga ky sport dhe heq dorë nga të gjitha shpërblimet e marra. Nuk do i falet nëse ka marrë substanca të ndaluara për një javë në Kazakistan. Nuk është e vërtetë që ajo ka 6 muaj që ha bukë thatë sepse ka 6 muaj që trajnohet me lekët e Federatës së peshëngritjes shqiptare. Ndaj jemi ne pritje te testit ‘B’, kur te merren rezultatet do te shprehemi mbi ceshtjen ‘Begaj’.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb