Federata Angleze e Futbollit ka pezulluar mbështetjen për Michel Platinin në garën e tij për president të FIFA-s. Platini, president i UEFA-s po hetohet për pranimin e një pagese të paligjshme nga Sepp Blatter, më 2011.

Blatter, president në largim i FIFA-s, është po ashtu në hetime për pagesën. Të dy zyrtarët mohojnë çdo keqbërje.

Federata Angleze e Futbollit ka marrë vendimin pas një takimi që ka zhvilluar të enjten me zyrtarë të UEFA-s.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: