Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ditën e djeshme se duke filluar që nga ndeshja me Armeninë, do të apliko.jë një risi të nevojshme sa u përket biletave të ndeshjes. Duke filluar nga dje, biletat për takimin ndaj Armenisë janë në shitje online dhe kushdo mund ta sigurojë biletën e tij pa pasur nevojë të presë në radhë nëpër sportele në ditët afër ndeshjeve.

Biletat online shiten përmes një sistemi të sigurisë së lartë. Çdo person mundet të blejë vetëm një herë bileta online dhe maksimumi është 3 copë. Blerja e çdo bilete shoqërohet me plotësim e të dhënave të personit që do e përdorë biletën, si emri dhe numri i telefonit. Tërheqja e biletave të blera online mund të bëhet nga data 20 deri më 28 mars pranë zyrave të FSHF-së.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: