Në selinë e PD-së ka nisur takimi i partive opozitare, ku pritet të diskutohet lidhur me protestën e 7 tetorit të thirrur nga demokratët dhe aksionin opozitar  që do të ndërmerret pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Takimi po drejtohet nga Flamur Noka, ndërsa Partia e Lirisë përfaqësohet me Tedin Blushin, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie.

Gjithashtu i pranishëm në takim është edhe Agron Duka i PAA dhe Adriatik Alimadhi, i cili pak ditë më parë postoi në rrjete një foto me ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla. Po kështu tryezës i janë bashkuar edhe Vangjel Dule i PBDNJ dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Ndërkohë takimit nuk iu bashkua kreu republikan Fatmir Mediu, i cili duket se ka munguar për arsye familjare.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb