Rikthimi i një skuadre holandeze në gjysmëfinalet e Champions League pas një mungese 14 vjeçare që pas edicionit të vitit 2004-2005, kur PSV Ajndhoven u eliminua nga Milani, ka gëzuar pa masë federatën holandeze, e cila ka vendosur t’i bëjë një nder të jashtëzakonshëm Ajaksit të Amsterdamit.

Federata ka vendosur të zhvendosë kalendarin vendës duke i dhënë kohë Ajaksit për të përgatitur gjysmëfinalen e parë kundët Totenhemit, me javën përkatëse, që do të rikuperohet më 15 maj. Ajaksi rikthehet në një gjysmëfinale të Champions League për herë të parë që prej vitit 1997, ndërsa finalen e fundit e ka luajtur në vitin 1996 pikërisht kundër Juventusit, ekip që e eliminoi ditën e martë.

Por ky vendim i federatës ka sjellë shumë pakënaqësi në disa prej skuadrave holandeze dhe sidomos PSV Ajndhoveni, e cila është në luftë direkte për titullin kampion me ekipin amsterdamas dhe ky favorizim i palës tjetër nuk u ka pëlqyer aspak. Gjithsesi federata e ka prerë shkurt këtë diskutim duke thënë se bëhet fjalë për të mirën e futbollit holandez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: