Më 6 korrik Uruguai do të luajë çerekfinalen e Botërorit kundër Francës por rrezikon seriozisht që këtë tra bëjë pa një nga lojtarët e saj më të mirë, Edinson Cavani-n.

Sulmuesi u dëmtua në sfidën me Portugalinë, por pavarësisht se në fund lëndimi ka rezultuar më i lehtë se ç’pritej sërish është problematike.

7b1fdda7f61cb38dd394bb755ded47ca-194-kxdG-U280289639013wlH-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Pikërisht kjo është përgjigjja e dalë nga testet mjekësore të realizuara nga stafi mjekësor uruguaian, që publikoi edhe një komunikatë të shkurtër për shtyp për të sqaruar gjendjen e qendërsulmuesit.

Në lidhje me mungesën e Cavani-t ka folur sot sulmuesi tjetër Luis Suarez i cili ka vlerësuar shumë shokun e skuadrës. 31-vjeçari është shprehur:

“Unë jam një nga ata 3 milionë uruguaianë që po luten për Edinson Cavani. Po lutemi që ai të jetë në fushë. E di që kjo do të jetë shumë e vështirë, sepse ka shumë pak ditë në dispozicion për t’u riaftësuar nga ai lloj vendimi. Por e di që ai ka vullnetin dhe dëshirën për të qenë në fushë. Edhe pse nuk është në dorën e Cavani, dëmtimi i tij nga trishton të gjithëve. Ai është thelbësor për skuadrën tonë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb