ZELANDE E RE

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka zyrtarizuar lidhjen e gjatë me partnerin e saj,  prezantuesin televiziv, Klark Gejford. Lajmi i fejesës është konfirmuar nga një zëdhënës i saj.


Kryeministrja Ardern është parë në një ceremoni ditën e premte, me një unazë diamanti në dorën e majtë të sajshkruan Bbc. Një gazetar me sy të mprehtë, kishte hulumtuar më tej dhe në fund kishte pyetur zyrën e kryeministres për këtë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zëdhënësi i saj më pas kishte konfirmuar se çifti ishte fejuar ditën e pashkëve. Vitin e shkuar, Ardern lindi fëmijën e parë të çiftit, një vajzë të quajtur Neve te Aroha.


Ndërsa në janar të këtij viti Ardern ishte pyetur nga BBC nëse ajo do t’i propozonte ndonjëherë partnerit të saj dhe ajo është përgjigjur se nuk do ta bëjë kurrë një gjë të tillë.

“Jo, unë nuk do t’ia kërkoj. Nuk dua ta nënshtroj atë ndaj dhimbjes dhe torturës përse nuk e bëri atë pyetje vetë”, tha ajo.

Kujtojmë që disa muaj më parë kryeministrja u shfaq me vogëlushen e saj 3 muajshe në OKB gjatë Samitit të Paqes “Nelson Mandela”. Ndërsa në momentin që ajo fliste partneri Clarke Gayford mbante të voglën, Neve te Aroha.

Ardern është liderja e dytë që lind një fëmijë ndërsa është në detyrë. E para ka qenë e ndjera Benazir Bhuto, kryeministrja e Pakistanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb