Taulant Xhaka ka zgjedhur të fejohet me një vajzë shqiptare ashtu is vëllai i tij, Graniti, dhe fotot e ceremonisë i ka publikuar në Intagram.

Futbollisti ka bërë publike lidhjen e tij me Arbnorën, dhe ka dokumentuar me foto momentin e bukur.

E fejuara e tij është shfaqur me një fustan të kuq, ku tregonte format perfekte, ndërsa Taulanti me një kostum të zi dhe kollare të kuqe.

Në foto ai shfaqet duke prerë tortën me bukuroshen dhe duke e puthur atë në ballë. Fansat e shumtë kanë komentuar dhe i kanë uruar çiftit jetë të lumturi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb