TIRANE

Deputetja e PS, Ermonela Felaj e ftuar  në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar situatën  politike në vend pas djegieve të mandateve nga ana e  deputetëve të opozitës.

Felaj u shpreh e bindur që  PS do mbajë zgjedhjet edhe nëse  opozita zgjedh t’i braktisë. Deputetja socialiste u ndal edhe te vizita e zv.sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer, i cili sipas saj me kritikat ndaj opozitës vërtetoi që rruga e zgjedhur nga ata nuk është e drejta.

“Fyerja më së pari ka ndodhur brenda rradhëve aktive të këtyre partive. Ka një përshkallëzim të qartë që kjo rrugë e zgjedhur nga opozita është një rrugë e gabuar. Po të isha në cilësi tjetër në studion tuaj këtë qëndrim do mbaja. Si do zgjidhet kjo situatë? Mund të them atë që mund të bëjme ne se opozitën se ndryshojmë dot.

Ka një mbështetje të shtuar për Shqipërinë, në momentin që po përflitet për hapjen e negociatave në muajin maj.

Vizita e fundit e zotit Palmer konfirmoi që rruga e zgjedhur nga opozita nuk ështe e duhura.

Edhe nëse opozita nuk  merr pjesë në zgjedhjet e qershorit, sërish do jetë legjitime. Pjesëmarrja në këtë protesta janë militantë, tregohet qartë që nuk ka një frymë nuk ka një revoltë popullore. Një skenar qesharak që na bën të turpërohemi. Natyrisht që mund të ishin gjithsesi arsye të ligjshme që mund të protestohet.

Ne kemi thënë që data e zgjedhjeve është qershori dhe kemi filluar përgatitjet për të qenë sa më të përfaqësuar pranë njerëzve. Kemi edhe përgjegjësitë dhe të drejtat tona.

Ndërkohë që përgjegjësitë lidhen me administrimin më mirë. Kjo tregon  sa e papërgjegjshme u tregua opozita me djegin e mandateve. Mazhoranca nuk ka asnjë të drejtë të vendosë në mënyrë të njëanshme në zgjedhje. Problemi është që opozita duhet të dijë që kushdo që të fitojë zgjedhjet do drejtojë vendin. Në çdo vend ky është normaliteti sepse nëse do ta pranonim në një moment që një gjë e tillë do jetë në vijim.

Edhe ne kemi zhvilluar protesta kur është dashur jemi ulur në tavolinë.  Në Shqipëri nuk mund të pretendohet që janë bërë zgjedhje më të mira para vitit 2009 dhe më të këqija pas 2009-ës.Nuk kemi çfarë t’i bëjmë justifikimit të humbësve por mund t’i ftojmë të marrin pjesë në zgjedhje.”-u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb