TIRANE- Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin 2018 është djalë dhe ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Foshnja ka ardhur në jetë që në minutën e parë të Vitit të Ri, në orën 00:01 dhe gëzon shëndet të plotë.

Ai peshon 4 kg e 100 gramë, ndërsa nëna e tij, gazetarja Silvana Muça e ka pagëzuar me emrin
Lael.

Pak sekonda pas tij në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur një vajzë. Vogëlushja e pagëzuar me emrin Nadia gëzojnë shëndet të plotë. Mjeku që asistoi në lindjen e Nadias tha se vogëlushja lindi brenda të gjitha parametrave, ndërsa bëri një apel për çiftet e reja që të sjellin në jetë më shumë fëmijë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: