KINE – Një 32-vjeçare në Kinë është filmuar duke rrahur barbarisht një fëmijë 5-vjeçar, pasi kishte refuzuar të hante ushqimin. Incidenti ka ndodhur në verilindje të Kinës, dhe në pamjet e xhiruara nga kamera e vendosur në shtëpi, shihet se si dadoja Heng Hsiao e tërheq zvarrë fëmijën nëpër dyshemenë e shtëpisë së tij.
“Do të të rrah, derisa të të mbys”, – e kërcënonte ajo fëmijën, teksa ai përpiqej të mbrohej prej goditjeve të saj.
Më pas dadoja monster e tërheq fëmijën në një dhomë ku kamerat e sigurisë nuk kanë mundur ta xhirojnë, dhe është kthyer për të pastruar dyshemenë ku kishte rrahur fëmijën. Autoritetet kineze po hetojnë rastin, ndërsa kanë shoqëruar dadon 32-vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=mmIwBGieFPU#t=51
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: