Ukrainë

Një djalë i vogël, që për pak ditë mbushte 1 vjeç ka ndërruar jetë, pasi ra në një kovë, e cila kishte ujë të nxehtë. Mjekët në Ukrainë punuan pa fund që të shpëtojnë djalin e vogël, mirëpo nuk ia dolën dot dhe ai nuk jetoi dot. Kova me ujë të nxehtë ishte lënë në një cep shtëpie nga nëna e vogëlushes.

Djali ishte djegur prej ujit të nxehtë në 80 për qind të trupit të tij. Ngjarja ndodhi në  fshatin Salhany në rajonin jugor të Ukrainës, Odessa Oblast. Identiteti i djaloshit është Daniil Chernenko. Zemra e tij ndaloi së rrahuri, pas një gjendjeje krize për 11 ditë. Tetyana Chernenko ishte me djalin e saj kur ai ndërroi jetë dhe shprehet se nuk do ia falë dot vetes atë që ndodhi, shkruan media prestigjoze britanike “Daily Mail”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tetyana Chernenko tha se kishte përgatitur kovën me ujë të nxehtë, pasi do të bënte dush. Ishte vetë ajo që e dërgoi djalin në spital pas ngjarjes së kobshme, por pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, vogëlushi nuk jeton më.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb