NGA LIRA GJIKA*

Fëmijës që sapo është bërë vëlla apo motër e madhe, mos i kerkoni ta doje të sapoardhurin, pasi ai është i vogël edhe vete dhe te vegjelit nuk mund ti duan më të vegjëlit. Për fëmijët, “të duash” do të thotë të bëhesh si të rriturit. Prindërit duhet të shfrytëzojnë këtë dëshirë të fëmijë si dhe faktin që janë modeli për të, do ta ndihmojnë që të superojë këtë gjëndje dyshimi, trishtimi dhe mosprani të vëllait apo motrës sëvogël.

Ata duke demostruar dashurinë për të dy fëmijët, i demostrojnë atij si të bëhet një i rritur që do ashtu si prindërit e tij. Të dy prindërit i tregojnë se i kanë kërkuar nëpërmjet dashurisë dhe prurë vetë në këtë jetë, prandaj dhe i duan shumë. Fëmijët e parë, kur behen motra apo vellezer, u duket se prinderit bënë nje fëmijë tjetër, sepse ai nuk ishte i mirë sic e donin ata dhe kështu bënë një tjetër. Ai apo ajo, shikojnë nënën që e mban gjithë ditën në krahë fëmijën e porsa ardhur në jetë dhe vuan. Fëmijët nuk arrijnë ti kuptojnë dhe ti pranojnë gjërat sipas mënyrës së të rriturve.

Mirë do të ishte ti tregohej se vëllai apo motra më e vogël do e ndihmojë që zemra e tij të bëhet më e bukur, tamam si zemra e një princi të vërtetë, pasi vëllezrit dhe motrat më të vegjël këtë detyrë kanë: të bëjnë zemrat e vëllait apo motrës së madhe më të bukur. Të gjitha këto kërkojnë “pak” durim dhe vullnet nga ana e të rriturve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: