https://www.youtube.com/watch?v=KTzXYDd6Wh4
Mediat serbe vijojnë të mendojnë se shqiptarët nuk lënë rast pa i provokuar për të trumbetuar “Shqipërinë e Madhe”. Gazeta “Kurir” ka publikuar sot një video gjatë ekzekutimit të himnit të Serbisë në ndeshjen miqësore të fundjavës së kaluar me Greqinë në Kretë. Në një moment të ekzekutimit të himnit, fëmijët që shoqëronin futbollistët serbë përpara ndeshjes, bashkuan dy duart për të formuar shqiponjën. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb